6 mitet për lindjen cezariane që nuk duhet t'i besoni

6 mitet për lindjen cezariane që nuk duhet t'i besoni

15:43, 24/01/2017
A+ Aa A-

Periudhës së shtatzënisë po i vjen fundi dhe tanimë ju ndajnë pak ditë nga sjellja në jetë e fëmijës suaj.

Gjendeni përpara një dilemë: lindje natyrale apo lindje me operacion? Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që në Shqipëri situata është paksa problematike pasi lindja me operacion shpeshherë vjen edhe si zgjedhje e nënës së re.

Vitet e fundit vihet re një rritje e numrit të lindjeve me operacion, të cilat kapin shifrën e 36.3% të rasteve të lindjes. Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që niveli i lindjeve me prerje cezariane të jetë 15%.

Por çfarë është lindja me prerje cezariane ose siç njihet në fushën e mjekësisë ‘’Sektori C’’ ? Lindja me prerje cezariane është një ndërhyrje kirurgjikale që bëhet në qafën e mitrës, shkruan living.al, përcjellë Klan Kosova. Ajo rekomandohet ne raste specifike si: kur vihet re këputje e kordonit ombelikal dhe fetusi nuk ushqehet me oksigjen; në raste emergjente kur vihet në rrezik jeta e të dyve, kur nëna paraqet patologji të ndryshme si diabeti dhe problemet në zemër, gjatë lindjes së binjakëve etj.

Por pas lindjes me operacion qarkullojnë disa mitë të pavërteta që ndoshta mund t’i trembin femrat.

Zbuloni cilat janë ato:

Mund të keni lindje natyrale paskeni bërë lindje cezariane. Gjithçka varet nga historiku juaj shëndetësor.

Lindja me prerje cezariane nuk pengon ushqyerjen me gji.

Lindja me prerje cezariane mund të konsiderohet si lindje natyrale gjithashtu. Mos harroni që një lindje mbetet gjithmonë një lindje.

Rreziqet nga lindja me prerje cezariane janë të njëjta me ato të lindjes natyrale si për shembull mosfunksionim i veshkave, gjakderdhje e vazhdueshme apo probleme kardiake. 

Mjaft besuat çdo gjë që lexoni, lindja me prerje cezariane nuk ndryshon gjenetikën e fëmijës suaj.

Lindja me operacion nuk ul kënaqësinë seksuale apo përjetimin e një orgazme femërore. Sigurisht që duhet pritur të kalojë ca kohë derisa plaga të shërohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco