Ky vend po paguan gjyshërit për t'u kujdesur për nipërit e mbesat

Ky vend po paguan gjyshërit për t'u kujdesur për nipërit e mbesat

15:02, 24/01/2017
A+ Aa A-

Shkenca ka provuar se të kujdesesh për nipërit dhe mbesat shoqërohet me përfitime të shumta për gjyshërit. Ndonëse mosha ndikon dhe shumë prindër mund të mendojnë se gjyshqrit nuk janë të aftë të kujdesen për fëmijët e tyre gabojnë, Kjo marrëdhënie është simbiotike, dhe një shtet, kultura e të cilit është shumë e ngjashme me tonën e ka kuptuar rëndësinë e kësaj marrëdhënieje.

Kjo nuk përfundon me kaq, pasi Turqia ka filluar të aplikojë një program pilot i cili do t’u sigurojë një pagë shtetërore fikse gjyshërve që kujdesen për nipërit ose mbesat. 

Pensionet arrijnë deri në 1000 dhe 1800 lira turke ($ 250- $ 450); dhe për “punën shtesë” gjyshërit do të paguhen prej 400 lirash turke rreth 105 dollarë në muaj. Kjo gjë është në ndihmë të prindërve që mund të punojnë me kohë të plotë, në të mirë të fëmijëve që nuk do të rrinë me orare të zgjatura nëpër kopshte dhe të gjyshërve më shumë të cilët kanë kënaqësinë të rrinë me vogëlushët e tyre e njëkohësisht të paguhen. 

Programi fillimisht do të synojë rreth 1000 familje në provincat turke të Izmirit dhe Bursës për gjashtë muaj, para se të zgjerohet krahina të tjera./Living

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco