E rreh, e zhvesh dhe në mes të rrugës...

E rreh, e zhvesh dhe në mes të rrugës...

16:11, 23/01/2017
A+ Aa A-

Një vajzë është gjetur në rrugën ”Aminta III” në Shkup mbrëmjen e djeshme, me lëndime të rënda në kokë dhe gjysmë e zhveshur.

Pas paraqitjes së rastit në policinë e Shkupit, zyrtarët e kanë hetuar rastin dhe e kanë veshur viktimën pasi ishte në rrezik për jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ish i dashuri i saj 52 vjeçar e ka marrë në veturë dhe e ka çuar në vendin e quajtur ”Zhelezara”.

Aty e ka rrahur dhe e ka zhveshur që të ngrijë nga i ftohti.

Ndihma e shpejtë e ka marrë vajzën e lënduar dhe nga kontrolli mjekësor kanë dalë rezultate se ajo ka pasur lëndime të rënda dhe është mbajtur në klinikën për traumatologji në Shkup, raportojnë mediat lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco