Londra dështon në testin balistik, raketa lundron drejt SHBA-së

Londra dështon në testin balistik, raketa lundron drejt SHBA-së

15:56, 23/01/2017
A+ Aa A-

Pas urdhërimit të Londrës për ndalimin e lajmeve mbi një test të pretenduar si të dështuar gjatë qershorit të kaluar, kur për arsye të panjohura, një raketë Trident II D5 e lëshuar nga një nëndetëse bërthamore e Marinës Mbretërore, lundroi drejt Shteteve të Bashkuara, Sunday Times ka folur mbi këtë pamaturi.

Marina Mbretërore është e përbërë nga 4 nëndetëse të klasës Vanguard, të armatosura me raketa balistike Trident-II D5 të pajisura me mbushje MIRV/MARV.

Qershorin e kaluar, një nëndetëse balistike bërthamore e Marinës Mbretërore, L’HMS Venegeance, gjatë një sërë testesh të programuara ka lëshuar një raketë bërthamore balistike Trident të çarmatosur.

Objektivi i raketës Trident ishte lokalizuar në  brigjet perëndimore të Afrikës. Por diçka ka shkuar keq dhe raketa ka lundruar drejt brigjeve të Floridas. Qeveria britanike urdhëroi menjëherë ndalimin e lajmeve për incidentin e ndodhur.

Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar vetëm 5 raketa Trident në shekullin e XXI dhe secila prej tyre kushton rreth 21 milionë dollarë. Megjithatë për raketën e lëshuar në qershorin e kaluar, Marina Mbretërore nuk ka publikuar ndonjë raport apo video nga prova.

Sipas Sunday Times, Trident në vend që të lundronte përtej Adriatikut, mori rrugën drejt kontinentit amerikan.

Downing Street menjëherë zhvilloi një operacion ushtarak sekret dhe vendosi ndërprerjen e lajmeve mbi dinamikën e testit. Ndërkohë qeveria britanike i ka mohuar lajmet për incidentin mbi raketën në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco