FOTO/ E tmerrshme çfarë i nxjerrin nga barku vajzës së re

FOTO/ E tmerrshme çfarë i nxjerrin nga barku vajzës së re

17:45, 22/01/2017
A+ Aa A-

Në Kashmir të Indisë, mjekët kanë nxjerrë nga barku i një adoleshenteje një lëmsh të madh flokësh, që i ishte mbështjellë për një kohë të gjatë.

Pacientja 16-vjeçare, që ankohej për dhimbje, vjellje dhe gjendje jo të mirë, vuante nga “Sindroma Rapunzel” që i bën njerëzit të hanë flokët e veta.

Për më se gjashtë vite, ajo kishte përpirë flokët e saj si dhe fije tjera që i përkisnin njerëzve, të cilat i gjendet në vende të ndryshme.

“Që nga pamja e parë, u kuptua se ajo i shkulë flokët sepse e kishte kokën e dëmtuar”, ka thënë mjeku kryesor i ekipit që e ka kryer operimin së fundmi.

Për pasojë e këtij vesi të keq, ajo nuk kishte oreks dhe ushqehej pak, ndërsa të gjithë ushqimin që e hante e villte. Megjithëse operimi është kryer me sukses, adoleshentja do t’i nënshtrohet trajtimit te psikologu për të tejkaluar këtë problem mendor.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco