FOTO +18/ Trajneria personale që ofron ushtrime nudo në palestër

FOTO +18/ Trajneria personale që ofron ushtrime nudo në palestër

17:20, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një trajnere personale ka nisur mbajtjen e ushtrimeve të fitnesit ku pjesëmarrësit janë krejtësisht të zhveshur.

Kjo është hera e parë që dikush hap një kurs të tillë në Britani të Madhe, transmeton Express.

Dhjetë pjesëmarrës u zhveshën tërësisht për të marrë pjesë në ushtrimet e parë nudo të shtunën në mbrëmje.

Ish-këshilluesja për rekrutim, Helen Smith, 35-vjeçare, udhëhoqi ushtrimin, i cili përfshiu hedhje, ushtrime barku, pompa dhe punë me partner.

Ushtrimi një-orësh, i cili kushton 8 funte, përshkruhet si ushtrim i butë ushtarak me lojëra me partnerin dhe punë ekipore i përshtatshëm për të gjitha nivelet e fitnesit.

Njerëz të moshës mes 33 dhe 70-vjeçare morën pjesë në ushtrimin e parë në Southampton, Hants.

Helen ka thënë se i mirëpret të rriturit e të gjitha moshave që të marrin pjesë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco