FOTO/ Nëna biologjike e vajzës së adoptuar nga Angelina Jolie: Të lutem më lër ta takoj

FOTO/ Nëna biologjike e vajzës së adoptuar nga Angelina Jolie: Të lutem më lër ta takoj

18:42, 17/01/2017
A+ Aa A-

Nëna biologjike e vajzës së adoptuar nga Angelina Jolie, Zahara, i është lutur me zemër në dorë aktores së famshme duke i kërkuar: “ Të lutem vetëm më lejoni të flas me vajzën time”.

Zahara tashmë është 12 vjeç dhe e ëma e saj ëndërron që një ditë të takohet me të ose të paktën vetëm t’i dëgjojë zërin.

Image

Gruaja e varfër Mentewab Dawit Lebiso ka thënë për Daily Mail se është e dëshpëruar për të qenë pjesë e jetës së vajzës së saj si dhe i ka bërë thirrje Jolie për të marrë kujdestarinë e vajzës pas ndarjes së hidhur me Brad Pitt.

“Unë vetëm dua që ajo ta dijë që jam gjallë dhe se dua prej kohësh të flas me të. Nuk e dua vajzën time përsëri, por dua vetëm të jem në kontakt me të, për ta takuar dhe biseduar,” është shprehur gruaja nga Etiopia.

Image

“Unë dua që Zahara ta dijë që ka një nënë që e do po kaq shumë sa Angelina. Unë e di që ahjo ka një jetë që unë nuk do t’ia jepja kurrë, por unë dua vetëm t’i shikoj fytyrën,” ka thënë 31 vjeçarja në një intervistë për Daily Mail.

Ajo nuk ka patur kontakte me vajzën që kur Zahara u dërgua në Amerikë nga Jolie që kur ishte 6 muajshe në vitin 2005.

Mentewab nuk ka marrë asnjë letër nga Jolie në 12 vite. 31 vjeçarja ka rrëfyer se ishte 19 vjeç, kur solli në jetë në janar të vitit 2005, vajzën e quajtur Zahara. Por fëmija i saj i parë nuk ishte fryt i dashurisë, por i përdhunimit. Ajo nuk e njihte atë që mund të quhet si ‘babai’i vajzës së saj’.

Image

 

Image

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco