HISTORIA/ “U lidha me ish të dashurën e shokut tim, por...”

HISTORIA/ “U lidha me ish të dashurën e shokut tim, por...”

22:37, 10/10/2016
A+ Aa A-

Një femër është bërë shkak që dy shokë të ngushtë të zihen me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre i merr të dashurën shokut, ndërsa ky i fundit tërbohet nga inati. Më poshtë rrëfimi i djalit dhe përgjigja e psikologes së “The Sun”:

Letra e djalit:

“U lidha me ish-­të dashurën e shokut tim të ngushtë pasi ata ishin ndarë, por ai nuk më beson dhe më akuzon se unë kam bërë seks me të në kohën kur ata kanë qenë të lidhur. Unë dhe shoku im jemi 20 vjeç ndërsa vajza është 31 vjeçe. Atë e njoha një natë që kishim dalë të tre për një darkë dhe në fakt që në takimin e parë më pëlqeu, por sigurisht nuk më shkoi ndërmend ta ngacmoja. Por pas një farë kohe ata u ndanë dhe unë e takova sërish atë. Kështu nisëm flirtimet dhe ajo më tha se gjithnjë më kishte imagjinuar dhe kishte dashur të bënte seks me mua, por e kishte penguar lidhja me shokun tim.

Tani ne kemi thuajse një vit që jemi të lidhur dhe unë kam filluar të ndjej shumë për të, por nga ana tjetër shoku im nuk më lë të qetë. Më akuzon se ia kam punuar pas shpine dhe madje e ka publikuar edhe në Facebook historinë duke më quajtur tradhtar. Çfarë duhet të bëj unë?!”

Përgjigjia e psikologes:

“Ai ka qenë i ndarë kur ti je lidhur me vajzën, ndaj nuk ka të drejtë të të sulmojë. Ndoshta është mirë që për pak kohë të mos i biesh në sy, por gjithsesi ai duhet të kuptojë që ju duheni dhe nuk ka asnjë arsye që të ndaheni.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco