Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ish ushtari i Luftës së Dytë Botërore habit me veprimin e tij

Ish ushtari i Luftës së Dytë Botërore habit me veprimin e tij

23:42, 03/12/2016
A+ Aa A-

Një fshat në Skoci raportohet se morri një dhuratë prej 384.000 sterlinash (489.000 dollarë) nga një ushtar gjerman që kishte qenë rob lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Heinrich Steinmeyer, u kap rob në Francë kur ishte 19-vjeç dhe u mbajt si i burgosur lufte në një kamp në Cultybraggan pranë fshatit Comrie, njoftoi “Press Association”.

Kur Steinmeyer vdiq në vitin 2013 në moshën 90-vjeçare, iu deshën disa vite juristëve për t’u garantuar se fshati do të mund të merrte paratë që ai i kishte lënë me vullnetin e tij.

“Gjatë periudhës së burgimit, Heinrich Steinmeyer ishte prekur shumë nga sjellja e mirë e treguar ndaj ti nga skocezët, të cilën nuk e priste aspak”, shkruan gazeta “Courier”, duke cituar Andrew Reid që do të kujdeset për shpërndarjen e kësaj ndihme.

Pas luftës, Steinmeyer e vizitoi shpesh Comrie.

“Ai dëshironte të linte gjithçka që kishte në përfitim të të moshuarve në këtë vend si shenjë falënderimi”, theksoi Reid.

Madje gazeta “Courier” ka cituar gjithashtu vullnetin e Steinmeyer që thotë: “Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time njerëzve të Skocisë për mirësjelljen dhe bujarinë e tyre që kam marrë në Skoci gjatë burgimit tim dhe më pas”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco