VIDEO - FOTO/ Bëri seks me nxënësin, mësuesja bionde: Mos lajmëroni policinë!

VIDEO - FOTO/ Bëri seks me nxënësin, mësuesja bionde: Mos lajmëroni policinë!

21:29, 03/12/2016
A+ Aa A-

Elizabeth Dillett, 32-vjeçe, ka pasur marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçar, njëherë edhe në ambientet e shkollës, dhe më pas i është lutur prindërve të tij që të mos i telefononin policisë kur ata e zbuluan ngjarjen.

Për këtë, ajo është dënuar me dy vite burg të premten, në një gjykatë në SHBA, raportojnë mediat lokale.

Ajo e takoi të riun gjatë orës së sporteve teksa punonte si drejtoreshë sportive në shkollën Immanuel Lutheran School, Milwaukee, SHBA.

Familja e djalit, tha se ai dhe mësuesja kanë pasur një marrëdhënie që ka zgjatur plot një vit.

Mësuesja bionde, ka bërë seks me adoleshentin për herë të parë në muajin shkurt, në banesën e saj në Milwaukee Wisconsin, u tha në gjyq.

Dillett i ka dhënë djaloshit prezervativë çdo herë që ata kryenin raporte seksuale, dhe njëherë kanë kryer marrëdhënie edhe në shkollë.

Prokurorët thanë se Dillett është bërë shoqe e ngushtë me mamanë e ‘viktimës’ dhe e kanë përshkruar mësuesen si “manipuluese”.

“Ne e kuptuam se djali ynë besonte se ishte në një marrëdhënie të shëndetshme”, tha i ati i djalit.

Në sallën e gjyqit, mësuesja i kërkoi falje nënës së djaloshit.

/Syri.net/

    Elizabeth Dillett

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco