Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Bën seks me dhunë me të dashurin e vajzës së saj, dënohet me 3 vite burg

Bën seks me dhunë me të dashurin e vajzës së saj, dënohet me 3 vite burg

20:50, 03/12/2016
A+ Aa A-

Ajo i vjedhur të dashurin vajzës së saj 14-vjeçare dhe ka përfunduar në burg.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Alessandria-s në Itali, ku një 44-vjeçare është dënuar me tre vite e katër muaj burgim për dhunë seksuale, raportojnë sot mediat lokale.

Gruaja, 36-vjeçe në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, ka kërcënuar të dashurin e vajzës, që sapo kishte mbushur 18-vjeç, për të kryer marrëdhënie seksuale. Faktet datojnë në vitin 2008, por dënimi është dhënë gjatë orëve të fundit. Gruaja ka mohuar akuzat, por gjyqtarët e gjykatës së shkallës së parë nuk i kanë besuar.

Sipas prokurorisë, gruaja, pasi ka zbuluar se vajza e saj kishte lidhje intime me të riun, ka këmbëngulur disa herë për të takuar djalin, duke e kërcënuar se nuk do ta linte vajzën të takohej me të nëse ai nuk pranonte ftesat. Në sjellje, që e ka frikësuar tej mase të riun deri në atë pikë sa të mos lirohej dot prej saj.

Pas dënimit, gruaja ka thënë se do të apelojë çështjen.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco