Zhgënjyese! Ja  çfarë ndodh nëse bë shpesh seks

Zhgënjyese! Ja çfarë ndodh nëse bë shpesh seks

18:37, 23/03/2018
A+ Aa A-

Në një tjetër studim, një ekip shkencëtarësh kanë thënë se duke kryer më shpesh marrëdhënie seksuale do të jeni më të lumtur. Por disa studime të reja kanë treguar se seksi nuk është i lidhur drejtpërdrejt me lumturinë. Edhe në qoftë se kryeni një herë në muaj ose një herë në javë seks, do të keni të njëjtin nivel lumturie. Sipas Leonwensten, lumturia nuk varet vetëm te seksi, por edhe nga faktorët e tjerë si të ardhurat, vendndodhja apo mosha. Sipas tij, siç ndikon seksi te lumturia, ashtu ndikon edhe lumturia te seksi.

Për të vërtetuar në qoftë se seksi shkakton lumturi më të madhe është kryer një studim i thjeshtë. Një numër njerëzish janë ndarë në dy grupi. Një pjesë kanë kryer seks 6 herë në javë dhe të tjerët një herë në muaj. Përfundimi ishte i habitshëm. Njerëzit që kishin kryer seks më shpesh rezultuan se nuk ishin të lumtur sepse seksi i shpeshtë, sipas tyre, çonte në uljen e cilësisë së marrëdhënies seksuale.

Sipas Leowenstein, kur bëhet fjalë për seksin çiftet duhet të përqendrohen në cilësi dhe jo në sasi në qoftë se ata kërkojnë që të jenë të lumtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco