Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

FOTO/ Qentë e policisë në ankand deri në 4 prill. Ja sa kushtojnë dhe kriteret për ti marrë

FOTO/ Qentë e policisë në ankand deri në 4 prill. Ja sa kushtojnë dhe kriteret për ti marrë

22:03, 12/03/2018
A+ Aa A-

Në datën 4 mars, në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike është parashikuar të zhvillohet ankandi për shitjen e 7 qenve që janë në administrim të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë në Tiranë. Çmimet variojnë nga 4.000 deri në 7.500 lekë dhe ankandet janë planifikuar të nisin në orën 9 e të zgjasin deri në orën 12.

Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin si më poshtë:

Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Garancinë bankare apo mandatpagesën në origjinal, që vërteton ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim). /SCAN.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco