FOTO/ 12-vjeçarja shtatzënë shoqërohet në spital nga bashkëshorti 40-vjeçar

FOTO/ 12-vjeçarja shtatzënë shoqërohet në spital nga bashkëshorti 40-vjeçar

23:17, 08/10/2016
A+ Aa A-

Një 12-vjeçare është çuar në maternitet nga bashkëshorti i saj rreth të 40-tave, pasi ajo ishte 12-javëshe shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur së fundmi në Jiangsu, në Kinën lindore.

Burri u përpoq ta prezantonte vajzën si një 20-vjeçare por ekzaminimet e mjekëve treguan se ajo ishte vetëm 12-vjeç. Bashkë me burrin ishte dhe vjehrra e vajzës.

    Menjëherë, u njoftuan forcat e policisë të cilët shoqëruan 40 vjeçarin. Bashkëshorti është shfaqur nervoz duke kërkuar që stafi të bëjë detyrën dhe të mos bëjë shumë pyetje. 

    Hetuesit besojnë se ajo është rrëmbyer ose blerë nga një vend i huaj, pasi historitë e martesave të burrave kinezë me vajza nga Vietnami janë shumë të shpeshta.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco