Është e vështirë që të jesh shofer! Ja çfarë i ndodhi një çifti shqiptar në Gjermani

Është e vështirë që të jesh shofer! Ja çfarë i ndodhi një çifti shqiptar në Gjermani

18:38, 24/02/2018
A+ Aa A-

Këto ditë po flitet shumë për çështjen se si duhet të ngasim makinën. Shumë njerëz mund të thonë se është diçka e lehtë.

Por nuk duket kështu.

Një çift shqiptar përfundoi në faqet e gazetave gjermane.

Siç raporton DPA, çifti ishte nisur me makinë për të shkuar te vajza në Gjermani.

Por ata e kishin humbur destinacionin, duke shkuar 700 kilometra larg ‘objektivit’.

Një banor i zonës ka pikasur çiftin që dukeshin krejt të humbur dhe ka alarmuar policinë.

Këta të fundit kanë mbërritur dhe kanë kuptuar gabimin.

Çifti duhej të shkonte në Kappeln, por në fakt në Gjermani janë dy qyteza me këtë emër.

Ata i kanë besuar një navigatori të vjetër.

Pasi morën udhëzimet nga policia, ata u nisën në rrugën e duhur.

Por karburanti u shpenzua dëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco