Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Projektohet interneti hapësinor

Projektohet interneti hapësinor

05:39, 23/02/2018
A+ Aa A-

Ndërtimi i një rrjeti planetar të internetit në hapësirë, me shpejtësi 1 gb në sekondë për çdo përdorues mund të duket utopi, por ky është zotimi i fundit i Elon Musk, miliarderit të fiksuar pas teknologjisë. Sot nisi dhe testi i parë për të realizuar një projekt të tillë. Nga porti hapësinor i Vanderberg u nisën dy satelitët e parë që do angazhohen në këtë ide të re të manjatit amerikan.

Në përmbushje të misionit do të jenë rreth 12 mijë satelitë, që janë dyfishi i të gjitha sondave të lëshuara deri tani në hapësirë nga njeriu. Planet e Starlinkut të Elon Musk, janë që për të realizuar një projekt të tillë, duhet të mbulojë sipërfaqen tokësore me satelitë të vegjël më çmim relativisht të ulët në një kuotë deri në 1300 km.

Ky projekt, nëse do të rezultojë i suksesshëm, do të ketë një kosto prej 10 miliardë Dollarë. Satelitët do të qarkullojnë çdo ditë duke mbuluar të gjithe sipërfaqen e planetit, duke furnizuar me linjë interneti. Sistemi nga orbita do të tejkalojë të gjithë kufijtë, barrierat natyrale dhe njerëzore dhe mund të çojë internetin edhe në zonat më të izoluara të Tokës, ato të cilat është e vështirë të mbulohen me rrjet të zakonshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco