Zbulohet lokali i kamufluar ku bëhej seks ekstrem

Zbulohet lokali i kamufluar ku bëhej seks ekstrem

21:17, 08/10/2016
A+ Aa A-

“Club Privèe Libidos”. Kështu quhet klubi në të cilit ushtrohej prostitucion, seks sadomazokist, dhe duke shkëmbyer partnerët.

Klubi ilegal ndodhej në qytezën italiane Monteforte Irpino, në provincën Avellino dhe është bastisur nga policia mbrëmjen e djeshme, raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.net.

Ndaj pesë personave është dhënë masa e arrestit me burg, ndërsa shtatë të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.

“Libidos” ndodhej në katin e dytë të një ndërtese dykatëshe. Aty kishte diskotekë, bar, dhe dhoma private. Dhe pikërisht aty, në dhomat private, sipas hetuesve, klubi kthehej në një shtëpi me drita të kuqe.

Në këtë biznes ishin angazhuar shumë femra, mes të cilave dhe bashkëshortet e disa nga personat që janë nën hetim, të cilat përmes chat-eve erotike kishin detyrën e afrimit të klientëve në klub.

Aty angazhoheshin edhe transeksualë. Në klub bëhej edhe seks sadomazokist. Prova e kësaj është edhe gjetja e zinxhirëve, litarëve, e mjeteve të shumta të torturave seksuale.

Klubi frekuentohej më së shumti gjatë fundjavës.

Prostitutat (shumica italiane, por edhe nga Europa Lindore dhe Amerika Jugore) nuk paguheshin shumë, raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.net. Ndonjëherë, pronari i klubit, një 57-vjecar italian, nuk i paguante, edhe pas një nate intensive pune. /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco