Nuk ka nevojë të jeni nga Kukësi! Bozën mund ta përgatisin të gjithë në shtëpi

Nuk ka nevojë të jeni nga Kukësi! Bozën mund ta përgatisin të gjithë në shtëpi

14:48, 18/02/2018
A+ Aa A-

Ja si të përgatisni bozën në shtëpi:

Përbërësit

500gr miell misër
5 litra uje te ngrohte
20gr tharm buke
50gr sheqer

Hapat

1
Në një enë (tenxhere) matet mielli, i qitet uji i vakët dhe lihet të qëndrojë disa orë (më së miri është të përgatitet në mbrëmje).

2
Pas qëndrimit, tenxherja vihet në zjarr të mesëm dhe zihet rreth dy orë. Përzihet herë pas here, më së miri me garuzhdë.

3
Mielli i zier pastaj hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet. Ndërkohë përgatitet tharmi, përzihet me dy decilitra ujë të vakët dhe qitet në miellin e zier.

4
Përzihet mirë dhe lihet ashtu.

5
Në mëngjes, ditën e dytë, lëngu kullohet nëpër një pëlhurë të bardhë.

6
Bozës i shtohet sheqer sipas shijes, ftohet mirë dhe shërbehet me pak akull.

7
Boza e përgatitur kështu është më mirë të shpenzohet për dy-tri ditë, sepse pas kësaj kohe, mund të marrë shije shumë të thartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco