Jeni mërzitur nga pamja e re e Snapchat? Ja se si mund të riktheni sërish versionin e vjetër!

Jeni mërzitur nga pamja e re e Snapchat? Ja se si mund të riktheni sërish versionin e vjetër!

13:22, 16/02/2018
A+ Aa A-

Snapchat sapo lançoi përditësimin e ri që ndryshoi rrënjësisht pamjen se si dukej ky aplikacion dhe shumë prej përdoruesve të tij nuk kanë ngelur të kënaqur me këtë risi.

Nëse jeni edhe ju një prej grupit gjigand të njerëzve që duan thjesht të kthehen tek versioni i vjetër i Snap, atëherë ekziston një mënyrë manuale për ta bërë këtë gjë.

Për përdoruesit e iOS: Në fillim duhe të fshini aplikacionin e Snapchat nga iPhone dhe më pas lidheni telefonin me kompjuterin tuaj. Pastaj hapni iTunes dhe selektoni pajisjen tuaj, por në vend që ta sinkronizoni, hapni tabelën e Aplikacioneve.

Zgjidhni “Apps” në menunë e iTunes dhe pasi të gjeni në listën që paraqitet Snapchat-in, klikoni opsionin “Install”. Pasi është bërë kjo, sinkronizoni celularin tuaj; Versioni i vjetër i Snapchat që ju keni ruajtur në iTunes do të rikthehet në iPhone.

Ndërkohë, për telefonat Android ekziston një mënyrë tjetër. Së pari, duhet të gjeni aplikacionin përpara përditësimit të tij, ndaj duhet të kërkoni në internet me emrin e app, numrin e versionit dhe APK (Snapchat 10.25.7.0 Beta).

Pasi e keni shkarkuar këtë dokument, ç’instaloni versionin e ri të Snapchat nga telefoni juaj dhe më pas kopjoni dokumentin APK në celularin tuaj duke përdorur Ëindoës Explorer.

Së fundmi, shkarkoni aplikacionin Android File Explorer, që do ju duhet për të gjetur dokumentin në celularin tuaj, që më pas ta shkarkoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco