Studimi befasues: Ajo shkon me meshkujt të tjerë? Fajin e ka e ëma...

Studimi befasues: Ajo shkon me meshkujt të tjerë? Fajin e ka e ëma...

18:15, 15/02/2018
A+ Aa A-

Njerëzit tradhtojnë! Nëse ende nuk e keni pranuar këtë fakt, bëni mirë ta pranoni. Tradhtia ndodh, dhe për arsye që nuk janë në dorën tonë. Një studim i kryer së fundmi nga Illicit Encounters, një website i themeluar në vitin 2003 nxori disa rezultate shumë interesante. Së pari, nuk është e vërtetë që burrat tradhtojnë më shumë. Gratë janë më të predispozuara të tradhtojnë partnerët. Dhe për këtë, fajtorë janë prindërit!

Praktikisht, nëse një nga prindërit e saj ka tradhtuar, edhe ajo me shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë. Sipas këtij studimi u zbulua se 71% e femrave tradhtare kishin nëna tradhtare, ndërsa 45% e burrave tradhtarë ishin fëmijë të një babai tradhtar. Diferenca është e madhe.

Statistika të tjera të nxjerra nga ky studim janë këto:

- 66 e grave tradhtare thanë se ndiheshin sikur ‘kishin leje’ për të tradhtuar, meqenëse nënat e tyre kishin bërë të njëjtën gjë.

- 86% e burrave thanë se do t’i jepnin fund një tradhtie nëse babai i tyre do ta zbulonte dhe do t’ia kërkonte diçka të tillë.

Website Illicit Encounters ka 100.000 përdorues aktivë tek të cilët është bërë edhe studimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco