“Dyndje të mëdha turistësh”– Ky qytet aplikon një taksë për vizitorët

“Dyndje të mëdha turistësh”– Ky qytet aplikon një taksë për vizitorët

14:13, 15/02/2018
A+ Aa A-

Oksfordi mund të bëhet qyteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që do të aplikojë një taksë prej 1 paundi për turistët që e vizitojnë atë.

Kjo taksë mund të rrisë të paktën me 5 milionë paund të ardhurat dhe kështu do të përmirësohet edhe më shumë qyteti.

Liz Wade, nënkryetari i Këshillit të qytetit të Oksfordit tha se kjo nismë po ndërmerret pasi banorët rezidentë ndihen të “mbytur” nga turistët e shumtë nëpër rrugët e qytetit.

“Nëse për këtë situatë nuk merren masa dhe ndryshimet nuk bëhen së shpejti atëherë ka shumë gjasa që edhe Oksfordi të përfundojë si Venecia, Barcelona apo Berlini”, shprehet Wade.

Vitin e kaluar, propozimi i partisë për një taksë turizmi mori mbështetje unanime dhe tanimë pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

Këshilli i qytetit aktualisht vlerëson se rreth, se 780 milionë paund lulëzojnë çdo vit në ekonominë e qytetit me 7 milionë turistë vizitojnë Oksfordin çdo vit, por jo secili prej tyre shpenzon para gjatë vizitës.

Shefi i planifikimit Alex Hollingsworth tha se autoritetet duhet të mirëpresin njerëzit që vijnë për të qëndruar deh kontribuojnë më shumë se sa vizitorët që qëndrojnë thjesht “disa orë”.

Ai gjithashtu tha se nëse kjo taksë e bën qytetin më pak tërheqës për personat që vijnë vetëm për të “kaluar disa orë”, dhe bërë disa fotografi bllokojnë rrugët e qytetit atëherë mendoj se do të përfitonim edhe më shumë si qytet. /SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco