Ja kush janë operacionet plastike më të kërkuara nga femrat dhe meshkujt

Ja kush janë operacionet plastike më të kërkuara nga femrat dhe meshkujt

02:20, 08/02/2018
A+ Aa A-

Kirurgjia plastike është një specialitet që përfshin rimodelimin apo ndryshimin e trupit të njeriut. Ndahet në dy kategori, një prej të cilave është ajo kozmetike ose estetike, që është tepër e kërkuar kohët e fundit.

Sipas statistikave të ISAPS (Shoqata Ndërkombëtare e Kirugjisë Plastike), të publikuara vitin e kaluar, tregojnë se në vitin 2016 janë bërë 23.6 milionë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë dhe trup.

Prej tyre, 10.4 milionë klientë bënë operacione ndërsa pjesa tjetër provuan injeksione ose trajtime jo invasive.

Pesë vendet e para: ShBA, Brazili, Japonia, Italia dhe Meksika përbënin 41.4% të ndërhyrjeve kirurgjikale në të gjithë botën.

Rritja e numrit të gjoksit nga femrat është procedura më e kërkuar në vitin 2016, duke përbërë 15..8% të të gjithë operacioneve të bukurisë.

Pas saj vinte ngushtimi i barkut me 14%, kirurgjia e rrudhave të syve me 12.9% dhe rimodelimi i hundës me 7.6%.

Zmadhimi i penisit thuhet se është procedura më pak e kërkuar në vitin 2016, e cila ka pësuar rënie me -28%.

Ndërsa, numri i vajzave në botë që duan t'i nënshtrohen ndërhyrjes estetike vaginale është rritur me 50 % krahasuar me vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco