Si të gatuajmë pizza të vogla me djathë filadelfia

Si të gatuajmë pizza të vogla me djathë filadelfia

22:55, 06/02/2018
A+ Aa A-

Çfarë na duhet për të gatuar pizza të vogla me djathë filadelfia?

Për brumin na duhet:

250 gram miell

250 gram djathë filadelfia

50 gram gjalpë

kripë

Për mbushje na duhet:

salce domatesh

djathë mocarela

rigon/borzilok

Vendosim në mikser djathin filadelfia, miellin, gjalpin dhe pak kripë dhe i perziejmë derisa të formohet një top brumi. E nxjerrim nga mikseri, dhe nëse brumi ngjit në duar, shtojmë pak miell.

E punojmë pak me dorë, e mbështjellim me një letër celofoni dhe e vendosim në frigorifer për rreth 20 minuta në mënyrë që hapja e tij të jetë me e lehtë.

Pasi të ketë kaluar kjo kohë, e hapim brumin në tavolinën e punës të lyer me pak miell dhe formojmë disqe me ndihmën e një forme të rrumbullakët ose të një gote (madhësia sipas dëshirës).

I vendosim picat e vogla në një tavë në të cilën kemi shtruar letër furre, i lyejmë me një lugë të vogël salcë domatesh, i spërkasim me pak rigon/borzilok dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 5 minuta

Pas kësaj, i nxjerrim nga furra, shtojmë pak djath mocarela të grirë, dhe i pjekim sërisht për 10 minuta të tjera. Shërbehen të ngrohta.

Sipas dëshirës picave mund ti shtoni çfarë të dëshironi: copëza proshute, ullinj, Kaperi, salçiçe etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco