VIDEO/ Si të gatuajmë sarma me gjethe rrushi ose lakra

VIDEO/ Si të gatuajmë sarma me gjethe rrushi ose lakra

22:37, 06/02/2018
A+ Aa A-

Një ndër ushqimet e preferuara të familjeve shqiptare është sarma, si me lakër apo me gjethe rrushi. Ky ushqim zakonisht përgatitet gjatë fundjavave.

Në vazhdim ju sjellim recetat për sarma me lakër dhe me gjethe rrushi.

Përbërësit:

Fleta nga lakrat ose gjethe rrushi (Preferohet që gjethet e rrushit të jenë më të holla)

1 kilogram mish i grirë

2 qepë

1 gotë oriz

Vaj

Kripë

Piber të kuq

Piber të zi

Mëlmesa tjera sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tigan fërgojmë mishin e grirë me qepë. Pastaj shtojmë orizin, kripën, piberin e  zi,  piberin e kuq dhe mëlmesa tjera sipas dëshirës. Në këtë masë mund të shtoni edhe copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe  shije të veçantë sarmave.

Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi apo me gjethe rrushi. Mbështjellja të bëhet me kujdes, sa më të vogla mbështillen aq më praktike dhe më të mira bëhen.

Sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre ose gjethe rrushi. Sipër sarmave shtojmë një  gotë ujë dhe yndyrë. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të ultë  2-3 orë që të mos prishet forma.

Sarmat e ziera janë gati për servim megjithatë ato mund të vendosen në një tepsi dhe t’i fusni në furrë për gjysmë ore që të skuqen dhe rreshken më mirë. Kjo varet nga shija juaj. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi. Sarmat shërbehen edhe me kos të ftohtë.

Ju bëftë mirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco