Adoleshenca zgjatet deri në 24 vjeç, ekspertët theksojnë rrezikun e të mbeturit fëmijë

Adoleshenca zgjatet deri në 24 vjeç, ekspertët theksojnë rrezikun e të mbeturit fëmijë

14:34, 21/01/2018
A+ Aa A-

Adoleshenca tani zgjat nga 10 deri në 24 vjeç. Si afati i fundit i saj është menduar gjithmonë mosha 19 vjeç, por në ditët tona gjërat kanë ndryshuar.

Të rinjtë e vazhdojnë arsimin e tyre për një kohë më të gjatë. Martesën dhe të qenit prindër e kanë shtyrë në kohë, duke lëvizur kështu edhe perceptimet popullore se kur fillon mosha e rritur.

“Ndryshimi i përkufizimit konsiderohet jetik në raport me garantimin që ligjet dhe politikat qeveritare të jenë në përputhje me kohën”, thuhet në revistën “Lancet”, në rubrikën e kushtuar të rinjve dhe fëmijëve, transmeton tch.

Por ekspertë të tjerë tërheqin vëmendjen te rreziku i të mbeturit fëmijë. Besohet se puberteti nis kur një pjesë e trurit e njohur si hipotolamusi fillon të lëshojë hormonin që aktivizon hipofizën e trupit dhe gjendrat seksuale. Një gjë e tillë ndodh rreth të 14-ave, por së fundi mosha ka rënë në 10 sepse zhvillimi është rritur për shkak të përmirësimit të shëndetit dhe të ushqyerit në pjesën më të madhe të botës.

Ka edhe argumente biologjike se, pse përkufizimi i adoleshencës duhet të zgjatet, duke përfshirë faktin që trupi vazhdon të zhvillohet e truri të piqet edhe përtej të 20-ave, duke punuar më shpejt dhe me më shumë efikasitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco