Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Ndërron jetë Paul Bocase, babai i kuzhinës franceze

FOTO/ Ndërron jetë Paul Bocase, babai i kuzhinës franceze

11:57, 21/01/2018
A+ Aa A-

Në moshën 91-vjeçar ka ndërruar jetë dy netë më parë, në moshën 91 vjec, Paul Bocase.

Ai ka ndërruar jetë në hanin e tij në Collonges-au-Mont-d’Or afër Lionit.

Paul Bocase konsiderohej nga të gjithë në Francë si ‘papa” i kuzhinës franceze. Atij sot i kanë bërë homazhe të gjithë personalitetet e vëndit, Presidenti Macron, ministrat, senatorë, deputetë dhe shumë figura të shquara të Francës.

Presidenti Macron në homazh të tij ka thënë: “Paul Bocase ishte mëshirimi i kuzhinës franceze. Në emrin e tij përmblidhej gastronomia franceze në gjenerozittetin e saj, në respektin për traditën por edhe në krijimtarinë e saj. Paul ishte një figurë mitike që ka transformuar kuzhinën franceze.”

Kurse ministri i Brendshëm Colomb, që është nga Lioni, do të shkruante në Tëitter: Gastronomia franceze është në zi. Papa i kuzhinës franceze na ka lënë. Le të kultivojnë kuzhinierët tanë më të mirë, në Lion dhe në të gjithë anët e globit, frutet e pasionit të tij.”

Kurse Christophe Marguin, shef kuzhine në Lion do të shprehej se “për mua ka vdekur zoti”. Regis Marcon, një kuzhinier me tre yje do ta konsideronte Paul Bocasen “monment të kuzhinës botërore”.

Kurse një tjetër figurë e kuzhinës franceze, Marc Veyrat do të shprehej se “sot është ditë zie për gastronominë franceze…”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco