Facebook vjen me ndryshime të tjera, Zuckerberg zbulon se kujt do i jepet prioritet

Facebook vjen me ndryshime të tjera, Zuckerberg zbulon se kujt do i jepet prioritet

09:44, 21/01/2018
A+ Aa A-

Rrjeti Facebook ka bërë të ditur se do të mbështesë burimet e lajmeve që janë më të besueshme.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka thënë mbrëmë se do tu jepet “prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale”.

Kompania tha se anëtarët e saj do ta përcaktojnë se si do të renditen kompanitë mediatike, sipas kushteve të besueshmërisë.

Kjo lëvizje është përpjekja më e re e këtij rrjeti social për ta luftuar përhapjen e të ashtuquajturave ‘Fake News’ dhe propagandës.

“Ka shumë ndjeshmëri, keqinformim dhe propagandë sot në botë”, ka shkruar Zuckerberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco