Ja çfarë ndodh nëse masturboheni shpesh

Ja çfarë ndodh nëse masturboheni shpesh

19:43, 20/01/2018
A+ Aa A-

Doktori i përgjigjet një djaloshi dhe pyetjes së tij se a sjell dëme masturbimi? Ti mendon se masturbon shumë dhe kjo të pengon për aktivitete të tjera, përgjigjet doktori. Shumë njerëz ndjehen fajtorë dhe të shqetësuar lidhur me masturbacionin.

Ata, siç thuhet, nuk e duan veten po qe se dikush i gjen duke masturbuar. Shumë studime kanë treguar, se ndonëse ka shumë njerëz që masturbojnë, shumë prej tyre ndjehen fajtorë dhe të turpëruar që masturbojnë. Kjo është arsyeja, që ata, në mënyrë të përsëritur tentojnë të heqin dorë prej masturbacionit.

Ata janë të shqetësuar, se masturbacioni, mund të shkaktojë efekte të këqija për trupin më vonë.? Madje, ju duhet të dini, se ka të rinj që për arsye të masturbacionit kanë përfunduar në vetëvrasje.

Ka edhe shumë studiues, që mendojnë se masturbimi i “tepërt” mund të jetë patologjik. Por, çfarë do të thotë në të vërtetë masturbacion “i tepërt”?. Askush nuk është në gjendje ta sqarojë këtë pyetje, kështu, njerëzit, arrijnë në përfundimin, që është i zakonshëm në këto raste: “Unë ndjehem mirë, i sëmurë mund të jesh ti”.

Të gjithë njerëzit shqetësohen për efektet e dëmshme e të fshehta, të? ? masturbimit të tepërt. Por kur ata pyeten ta përcaktojnë se çfarë do të thotë “i tepërt”, ata, pa përjashtim, thonë se tepër është kur masturbon më shpesh se ata vetë masturbojnë.

Një djalë që masturbonte një herë në muaj, njëherë më? tha, se një ose dy herë në javë është tepër. Ndërsa një djalë tjetër,? që vetë pranonte se masturbonte 2-3 herë në ditë më? tha, se të masturbosh 5-6 herë në ditë kjo mund të çojë në sëmundje nervore.

Ju duhet të kuptoni, se është e pamundur të thuhet çfarë është masturbacion “i tepërt”. Kjo ndodh sepse diapazoni i sjelljeve humane normale është shumë i gjerë dhe frekuenca e masturbacionit, është një nga aktivitetet seksuale humane më variabile. Disa djem nuk masturbojnë fare, të tjerë masturbojnë 2-3 herë në gjithë jetën e tyre , të tjerë masturbojnë, më shpesh, 2-3 herë në ditë për vite të tëra. Nuk është e pazakontë që burrat të vazhdojnë të masturbojnë edhe pasi të jenë martuar, ndonëse, frekuenca bije në mënyrë dramatike (mesatarisht një herë në tre javë).

Unë nuk njoh asnjë djalë që masturbon, që të ketë pësuar ndonjë pasojë shëndetësore.

E shikoj që ti je i frikësuar nga masturbacioni. Po qe se është kështu, me vullnet rralloje masturbimin. Nuk është mirë që të lini të gjitha aktivitetet e tjera të moshës tuaj, si sportin, mësimin, muzikën, leximin, sepse jeni shumë i dhënë pas masturbacionit. Kjo nuk është në rregull. Të rinjtë kanë nevojë për të gjitha dhe duhet t’i bëjnë të gjitha, që të zhvillohen fizikisht dhe mendërisht në mënyrë normale.

Të uroj shëndet, fat, suksese në shkollë dhe në jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco