Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Samsung dhuron 4 mijë celularë për Lojërat Olimpike 2018

Samsung dhuron 4 mijë celularë për Lojërat Olimpike 2018

05:52, 18/01/2018
A+ Aa A-

Sportistët e të gjithë botës po përgatiten për Lojërat Dimërore Olimpike 2018 që nisin më 9 shkurt në Penian të Koresë së Jugut.

Por ka dhe një lajm tjetër të mirë për ta. Sipas faqes CNet, kompania koreanojugore do t’u dhurojë të gjithëve nga një Samsung Galaxy Note 8, me edicionin e veçantë të lojërave.

Samsung lansoi telefonin dje, të martën, duke thënë se do u jepet rreth 4 mijë sportistëve dhe zyrtarëve olimpikë. Ikona e unazave Olimpike janë në pjesën e pasme të telefonit.

“Jemi krenar të promovojmë edicionin e veçantë për Lojërat Olimpike të Penianit 2018 për të gjithë sportistët në përpjekje për t’i ndihmuar ata të jenë online, të kapin dhe të shpërndajnë momentet e paharueshme të jetëve të tyre”, tha Younghee Lee, zv.shefi ekzekutiv i Samsung Electronics.

Më herët kompania ka bërë një model të veçantë për lojërat olimpike të 2016-ës me Galaxy S7 Edge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco