Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Facebook po ju paralajmëron: Postimet do të zhduken, mësoni si t’i ruani

Facebook po ju paralajmëron: Postimet do të zhduken, mësoni si t’i ruani

10:14, 17/01/2018
A+ Aa A-

Rrjeti më i madh social në botë ka nisur një fushatë prej disa muajsh për të bërë ndryshime të mëdha sa u përket postimeve pa kriter në rrjet. Të premten, lajmi që prej kohësh kishte filluar të qarkullonte, është zyrtarizuar. Facebook nuk do t’ju njoftojë më për lajmet e fundit, për ngjarjet e rëndësishme që ndodhin në kohë reale apo edhe ngjarjet që zënë vëmendjen kryesore të medias. Madje, as ato videot e bukura të kafshëve që ju bëjnë aq shumë për të qeshur, as ato që ju tregojnë si të bëni çfarë, as receta gatimi, as meme, as video, asgjë.

Megjithatë, nuk është kaq dramatike situata. Ju vërtet nuk doni të bezdiseni pa fund për postimet e panumërta të shoqeve që postojnë gjithçka kudo, por keni dëshirë që mes tyre të ndiqni ndonjë profil elegant që ka shije edhe për postimet.

Çfarë duhet të bësh?

Duke ndjekur me kujdes hapat sipas udhëzimeve të këtyre rubrikave, do të arrini ta bëni profilin më privat, por duke i sqaruar Fcebook-ut preferencat tuaja përmes këtyre pyetjeve.

Dhe në rast se zgjidhni për të pasur ende në faqen kryesore lajmet e fundit, atëherë:

Shkoni te faqja që doni të ndiqni dhe klikoni “following” dhe në dritaren që ju shfaqet zgjidhni “See First”. 

Bëjeni këtë sa më parë. Facebook do të jetë i rreptë!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco