Rikthim në një marrëdhënie erotike, Meri na tregon si do jetë dita jonë sot, sipas Yjeve

Rikthim në një marrëdhënie erotike, Meri na tregon si do jetë dita jonë sot, sipas Yjeve

14:24, 15/12/2017
A+ Aa A-

Demi do rikujtojë ditët e bukura dhe njerëzit që ja kanë mundësuar sigurinë materiale dhe shpirtëore.

Binjakët mund të rishikojnë një marrëdhënie apo një bashkëpunim të cilin më herët e kishin abandonuar.

Gaforrja do ketë nostalgji për jetën plot komunikim lëvizje dhe për një punë e cila ja linte dyert të hapura.

Luani do ketë rikthim në një marrëdhënie erotike e cila përfundimisht i tregon se ishte më e mira.Puna krijuese dhe arti do lozin shumë rol.

Virgjëresha do tentojë të rregullojë marrëdhëniet familjare dhe çedo çështje të mbetur përgjysëm në lidhje me harmoninë dhe sigurinë materiale në familje.

Peshorja do ketë takime interesante dhe ritakime me njerëz shumë të rëndësishëm në këtë periudhë për jetën e tyre.Udhëtimet dhe mesazhet e bukura nuk do mungojnë.

Akrepi do duhet të rivlerësojë edhe një herë mundësinë për të përmirësuar çdo gjë në jetën e vet që lidhet me jetën personale dhe atë materiale.

Shigjetari do ketë takime personale shumë të mira dhe rikthimin e dikujt që i mungonte por edhe që është mundësia e vetme për të zbukuruar jetën e tij.

Bricjapi do punoj shumë me veten për të nxjerrë më të mirën dhe më paqësoren në një çështje të mbyllur edhe shumë delikate.

Ujori do jetë si përfaqësues rinor i të gjithë shoqërisë dhe si katalizator për mos humbjen e asnjë mundësie drejt një projekti shumë të rëndësishëm.Rikthim personash nga e kaluara.

Peshqit do përballen me një person në punë apo një çështje të rëndësishme të cilin e kishin haruar por që tashmë pa ndihmën dhe përkrahjen e tij nuk do ja dalin dot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco