Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Multi-milioneri i vogël: Gjashtëvjeçari fitoi rreth 11 milionë dollarë për një vit, vetëm ‘me lojërat në Youtube’

Multi-milioneri i vogël: Gjashtëvjeçari fitoi rreth 11 milionë dollarë për një vit, vetëm ‘me lojërat në Youtube’

22:45, 11/12/2017
A+ Aa A-

Një djalë gjashtëvjeçar fitoi 11 milionë dollarë vitin e kaluar, thjesht duke vlerësuar lodrat në kanalin e tij jashtëzakonisht popullor të YouTube.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ryan, emri dhe vendndodhja e tij brenda SHBA nuk janë bërë publike për të mbrojtur privatësinë e tij, ka fituar 10 milionë abonentë në kanalin e tij, Ryan ToysReview, që nga koha kur ai filloi me platformën, dy vjet më parë.

Djali i vogël tani gjendet në vendin e tetë në renditjen e Forbes për 10 më të paguarit e Youtube-s së këtij viti në të gjithë botën.

Ryan u lidh gjithashtu me kanalin e komedive Smosh, fillimisht i nisur nga Anthony Padilla dhe Ian Hecox, të cilët ndaluan partneritetin e tyre në qershor të këtij viti.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco