Videoja e nxënësit që preku të gjithë: “Më quajnë të shëmtuar dhe nuk kam shokë”

Videoja e nxënësit që preku të gjithë: “Më quajnë të shëmtuar dhe nuk kam shokë”

20:31, 11/12/2017
A+ Aa A-

Një video prekëse po qarkullon nëpër mediat sociale, e cila ka “thyer” zemrat e shumë njerëzve.

Në këtë video shihet një djalosh tek sa qanë dhe rrëfehet për jetën dhe rrethin e tij.

Ai thotë se askush nuk dëshiron të rrijë me të dhe se të gjithë shokët e qeshnin për hundën e tij.

Djaloshi  i cili duket mjaft i thyer nga kjo ngjarje, më tej vazhdon:

“Dua të di se përse e bëjnë ata këtë? Cila është poenta e kësaj? Pse e gjejnë gëzimin të merren me njerëz të pafajshëm”, e pyet Keaton nënën e tij me lot. “Nuk është në rregull”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Më pas nëna e tij e pyet: “Çfarë të thonë?”

“Ata tallën me hundën time. Më quajnë të shëmtuar. Ata thonë se nuk kam miq”, u përgjigj Keaton përderisa lotët i rridhnin nga sytë e tij.

“Çfarë të bënë ata gjatë drekës?”, e pyeti nëna.

Keaton u përgjigj: “Më vunë qumësht mbi rrobat. Më hodhën edhe ushqimin”.

Ai gjithashtu thotë se nuk është i vetmi, pasi në shkollë ngacmohen edhe fëmijë të tjerë.

“Nuk më pëlqen që ata ma bëjnë këtë mua dhe sigurisht nuk më pëlqen që ata ua bëjnë këtë të tjerëve, sepse nuk është në rregull. Njerëzit që janë të ndryshëm, nuk mund të kritikohen për këtë. Nuk është faji i tyre. Është e vështirë. Por, një ditë do të bëhet mirë”, ka përfunduar Keaton.

Videoja e tij preku një numër të madh të ndjekësve të Facebook, pasi ajo u postua nga nëna e tij.

Ai kishte marrë shumë komente mbështetëse.

Dr. Phil ishte njëri nga komentuesit i cili me fjalët e tij i dha mjaft kurajo Keatonit.

“Hej Keaton, të tjerët janë që kanë probleme, jo JU. Frikacakët gjithmonë kanë nevojë për audiencë. Bëhu i fortë! Do vije deri tek shkolla juaj dhe të ha drekë me ty kohë pas kohe!”, ka shkruar Dr Phil.

Ka dhe më shumë komente të tilla të cilat janë në mbështetje të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco