E fejuara i tregon foton e fëmijërisë, shqiptari s’u beson syve nga ajo që sheh në të

E fejuara i tregon foton e fëmijërisë, shqiptari s’u beson syve nga ajo që sheh në të

13:07, 10/12/2017
A+ Aa A-

Duket se paskan qenë të destinuar për njëri-tjetrin.

Një çift shqiptar nga Kosova është habitur kur ka zbuluar detajin në një fotografi, që i ka lënë të surprizuar.

Verona Koliqi dhe Mirand Buzaku zbuluan një rastësi interesante në një foto të bërë dhjetë vite më parë.

Kushërira i dërgon Veronës foton dhe me ta parë, ajo ia tregon Mirandit të shohë si ka qenë ajo para 10 vitesh.

Mirëpo, në këtë moment ai nuk u ka besuar syve kur ka parë veten e tij në foto.

Verona ka thënë:

Kushërira ime e gjeti një foto në kompjuterin e saj dhe ma dërgoi mua për të qeshur me rininë të cilën e kemi kaluar së bashku. Kur e shikuam mirë fotografinë në e pamë që në sfondin mbrapa fotografisë ishte i fejuari im, në po të njëjtën fotografi që e kam bërë unë me shoqet e mija para dhjetë vitesh. Ne e shikuam njëri-tjetrin dhe thamë: kjo nuk mund të jetë e vërtetë”.

Gjëja më interesante e kësaj rastësie është se Verona, në atë kohë, kishte ardhur nga Londra për pushime në këtë plazh, ndërsa Mirandi kishte shkuar me familje për pushime, në po të njëjtin plazh të Malit të Zi.

Çifti është fejuar vitin e kaluar, pasi Mirandi i propozoi asaj gjatë pushimeve që bënë bashkë në Turqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco