FOTO/ Ndahet nga jeta pornostarja, nuk përballoi dot më ...

FOTO/ Ndahet nga jeta pornostarja, nuk përballoi dot më ...

23:17, 07/12/2017
A+ Aa A-

Një aktore e filmave erotikë ka ndërruar jetë pasi është përballur me një furtunë komentesh negative në rrjetet sociale.

23-vjeçarja August Ames, e cila ka marrë pjesë në 270 role në filma për të rritur, ndërroi jetë ditën e sotme në Camarillo, Kaliforni.

Aktorja ka fituar dy çmime për Adult Video News (AVN).

Por ajo është gjykuar ashpër pasi ka festuar dhe ka marrë pjesë në filma për të rritur, me dy meshkuj pornostare homoseksualë.

Zemërthyer nga ky lajm, bashkëshorti i aktores, Kevin Moore, u shpreh: “Ajo ishte njeriu më i mirë që kam njohur dhe vdekja e saj do të thotë shumë për mua…”.

“Hollywood Life” shkruan se miq të ngushtë të pornostares tregojnë se ajo vuante nga depresioni për shkak të abuzimeve me komentet online nga fansat dhe kundërshtarët e saj.

Sakaq shkaqet e vdekjes së aktores po hetohen.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco