FOTO/ E pabesueshme! E puthi kur ishte 2 vjeç, por pas 25 vitesh e gjen dhe martohet me të

FOTO/ E pabesueshme! E puthi kur ishte 2 vjeç, por pas 25 vitesh e gjen dhe martohet me të

20:32, 24/11/2017
A+ Aa A-

Një fotografi e vogël bardhë e zi, ku shihen dy fëmijë të vegjël të ulur në gjunjët e nënave respektive. Një vogëlush afrohet drejt një vajze të vogël dhe e puth në faqe.

Një kujtim i cili daton para viteve ‘90, dhe që për vite me radhë kishte qëndryar në sirtarë të largët. Ata dy fëmijë quheshin Evgenij dhe Irina dhe sot janë 27 dhe 25 vjeç.

Fotografia u shkrep kur vogëlushët ishin fqinj me shtëpitë e tyre në Krime, por më pas nëna e Evgenij vendosi të transferohej në Novosibirsk, të Siberisë, me djalin vetëm 3 vjeç.

Thuajse 25 vite më vonë, ai arriti të gjejë vogëlushen e asaj fotografie. Tashmë ata janë martuar dhe së shpejti do të kenë edhe një fëmijë.

Evgenij lindi në vitin 1990 në Krime, ku nëna e tij siberiane ishte transferuar për punë. Gjatë qëndrimit në gadishull, prindërit e tij lidhën miqësi me një çift që jetonte në apartamentin ngjitur.

Dy familjet takoheshin shpesh, madje kalonin edhe festat bashkë. Kur Evgenij ishte 2 vjeç, fqinjët u bënë me një vajzë, të cilën e quajtën Irina. Prindërit e tij duke qeshur thanë, “Pe teksa erdhi në jetë e fejuara jote”.

Në vitin 1993, prindërit e Evgenij vendosën që të ndahen. Nëna e tij u kthye në vendlindjen e saj në Novosibirsk, duke marrë me vete edhe të birin. Që nga ai moment Evgenij dhe Irina nuk u takuan kurrë. I vetmi kujtim që kishin nga njeri tjetri ishin fotografitë e vjetra familjare.

Irina kishte pyetur shpesh se kush ishte ai fëmijë që po e puthte. Të njëjtën pyetje bënte edhe Evgenij, nga ana tjetër e federatës ruse. Deri kur një ditë të vitit 2015, i inkurajuar nga e ëma vendosi të tentojë të kontaktojë fqinjën e tij të para shumë viteve, shkruan noa.al.

Ai kërkoi në rrjetet sociale profilin e nënës së Irinës, deri sa zbuloi atë të vajzës së saj 23-vjeçare.

“Të kujtohem unë?”, i shkroi ai në profilin e saj në rrjetin social VKontakte. Dhe ajo iu përgjigj: “Nuk më kujtohesh, por e di kush je, kam fotografi të tuat”.

Kështu dy të rinjtë nisën të flasin dhe disa muaj më vonë Irina udhëtoi drejt Novosibirsk.

“Ishte dashuri me shikim të parë”, tha Evgenij për ‘Komsomolskaya Pravda’. Pas dy vitesh lidhje, ai i propozoi për martesë.

“Ishte 14 shkurti, u ktheva në shtëpi dhe e gjeta darkën gati, me tullumbace kudo. Mendova se ishte një surprizë Shën Valentini, por Evgenij u ul në gjunj me unazë në dorë dhe më kërkoi të martohemi”, tregon Irina.

Ajo tha “po” dhe në 22 nëntori ata u martuan dhe së shpejti do të bëhen me djalë, pasi Irina është shtatzënë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco