VIDEO/ Shkon te furra të blejë bukë, nëna merr vesh lajmin ‘bombë’ për të bijën

VIDEO/ Shkon te furra të blejë bukë, nëna merr vesh lajmin ‘bombë’ për të bijën

18:18, 23/11/2017
A+ Aa A-

Nëna kap ‘mat’ vajzën të shoqëruar një djalë në një lokal pranë gjimnazit “Petro Nini”.

Gazetarja e “Aldo Morning Show”, raporton se gruaja kishte parë rastësisht çantën e vajzës së saj 16-vjeçare në një furrë buke pranë shkollës, nga ku ishte informuar se vajza e saj lë çdo ditë orët e mësimit dhe ikën me një djalë.

Pasi ka marrë këtë informacion gruaja ka shkuar në lokalin ku ishte vajza dhe me zë të lartë ka kërcënuar djalin me të cilin shoqërohej 16-vjeçarja.

“Një grua ka bërë skandal në një lokal pranë shkollës “Petro Nini”. Ajo kishte shkuar rastësisht në një furrë buke përballë shkollës dhe aty kishte identifikuar çantën e vajzës së saj 16-vjeçare. Shitësja duke mos ditur se ajo ishte nëna e vajzës i kishte thënë se 16-vjeçarja ikën çdo ditë nga shkolla, lë orët e mësimit dhe del me një djalë. Kaq ka dashur nëna e 16-vjeçares dhe ka shkuar tek lokali dhe ka kërcënuar djalin që të mos shoqërohet me vajzën e saj, ndërkohë personeli i lokalit e ka nxjerrë jashtë për shkak të zhurmës që ka shkaktuar”, tha gazetarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco