Gruaja nga Shkodra: Herën e parë e mbajta, të dytën burri më bëri të më dhëmbë gjithë trupi

Gruaja nga Shkodra: Herën e parë e mbajta, të dytën burri më bëri të më dhëmbë gjithë trupi

17:17, 23/11/2017
A+ Aa A-

Një grua dyshon se bashkëshorti i saj e tradhëton me një kolege të punës, pas SMS-ve kompromentuese që ka gjetur në celularin e të shoqit. Historia është rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Mirëdita Shkodra. Do t’ju rrëfej shkurtimisht historinë time, sepse kam shumë nevojë për të dëgjuar mendimin e ndjekësve tuaj, pasi po vuaj tmerrësisht shumë.

Jam 35 vjeçe shkodrane, burri im është dy vite më i madh dhe kemi 1 fëmijë.

Para pak kohësh në telefonin e burrit kapa disa mesazhe flirtuese me një tek puna e tij, për të cilën burri gjithmonë me ka thënë që ngacmon të gjithë meshkujt e qytetit, se të punës po e po, përveç burrit tim.

Në njërin prej mesazheve ajo i shkruante tekstualisht:

Je i ëmbël dhe bishë në të njëjtën kohë…Mos harro…!

Burri mohon të ketë kurrfarë lidhje me të e thotë se do t’ja ketë nisur këtij timit në vend që t’ja nisë ndonjë dashnori të saj.

Kaluan pak ditë e u përpoqa të bind veten se asgjë të keqe nuk kam parë, kur sërish kap një tjetër mesazh në telefonin e karafilit tim po nga kjo femër e ulët, ku i shkruante:

Shko ku të duash bebush, tek mami do të vish prapë…!

Aty nuk durova më di që kam qarë në sy të burrit si një e lajthitur.

Ai aty mbeti dhe tha që ndoshta ajo e ngacmon, por ky i imi nuk e ka vënë re se ajo është kurvë sipas tij.

Ky është zbulimi më i tmerrshëm i jetës sime, ndihem e humbur, më duket se familja më është shkatërruar.

Burri sillet mirë me mua, por e shoh si të heshtur.

Herën e parë u trondita fort, por me SMS-në e dytë më dhemb i gjithë trupi.

Çfarë më këshilloni të bëj se këtë gjendje po e kupton dhe fëmija ynë…”, shkruan ajo. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anymouse 23/11/2017 21:34

Tradhtoje dhe ti kryej pune .

Skeptiku23/11/2017 17:45

E dhimbshme eshte zgjidhja sido qe te veprosh. Femijen e vetme, nese nuk je "e shkathet" ,nuk e rrit dot.Burri po e pati ves eshte normale qe vesi del me shpirtin. Nese te trajton mire detyro veten te mos interesohesh me e don zoti nuk ke rrisk me marr vesh gje tjeter. Prostitutat jane turrur si ulkonja.Ruaje me thonj familjen qe ke.

Shto koment

Denonco