Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Tre problemet me të cilët përballet çdo çift gjatë sezonit të festave

Tre problemet me të cilët përballet çdo çift gjatë sezonit të festave

08:42, 23/11/2017
A+ Aa A-

Mund të jetë periudha më e mrekullueshme e vitit, por mund të rezultojë edhe në një luftë të vërtetë në çift nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Po flasim për festat e fundvitit që parimisht duhet sjellin gëzim e harmoni në familje, por ndodh që krahas tyre të mbartin me vete edhe një dozë të mirë stresi që turbullon shpeshherë marrëdhëniet në çift. Ja cilët janë 3 problemet me të cilët përballet çdo çift gjatë sezonit të festave:

1-Nuk bini dakord se ku të festoni: Të vendosësh se ku do të fetosh apo kalosh pushimet mund të shndërrohet në një sfidë të vërtetë. 
2-Partneri juaj nuk shkon mirë me familjen tuaj ose anasjelltas: Kur partneri dhe familja juaj nuk shihen dot me sy me njëri-tjetrin është një problem sidomos në raste festash kur janë të detyruar të bashkohem. Atëherë në këtë rast mundohuni të merrni një premtim nga të dyja palët që nuk do të diskutojnë për çështjet që nuk bien dakord dhe do të ruajnë qetësinë. Nuk do të mund ta bindni kurrë familjen tuaj që të bie në dashuri me të dashurin tuaj të ri, por nëse mund të kaloni festën pa konflikt, kjo është një fitore. 
3-Nuk bini dakord për dhënien e dhuratave: Kujt do i bëni dhuratë apo sa do të shpenzoni për atë dhuratë është një tjetër çështje që shkakton debat. Gjithashtu shpesh debat shkaktojnë edhe dhuratat që partnerët u bëjnë njëri-tjetrit. Në vend që të shpresoni që ata të mund ta lexojnë mendjen tuaj, shpreheni vetë atë që dëshironi. Në këtë mënyrë do të shmangni pakënaqësitë në fund kur të merrni dhuratën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco