Arsyeja që duhet të vendosni topa pambuku në koshin e mbeturinave

Arsyeja që duhet të vendosni topa pambuku në koshin e mbeturinave

08:55, 22/11/2017
A+ Aa A-

Ju mund të jetoni vetëm, ose të jeni një familje e vogël që ju duhet pak kohë për të mbushur koshin me mbeturina. Gjatë kësaj kohe, mund t'ju ketë ndodhur që koshi të nisë të mbajë aroma të pakëndshme.

Mund ta dini që po të shpërndani pak sodë buke në kosh, ky problem mund të zgjidhet, por mund të harroni dhe të kujtoheni vetëm kur të ndieni aromën, kështu që do kishit nevojë për diçka që e bëni një herë dhe nuk ka nevojë ta përsërisni.

Ka zgjidhje. Mjafton të zhysni një top pambuku në vajëra esencialë dhe ta hidhni në fund të koshit, poshtë qeses plastike.

Këta topa pambuku me vajëra aromatikë maskojnë erën e pakëndshme.

Duke lyer topthin e pambukut në vajin esencial dhe duke e hedhur në kosh, do lini pas një re të butë kundër erërave të këqija që hapësira brenda koshit dhe jashtë tij të ketë aromë të këndshme. Disa vajëra esencialë kanë përfitime përtej aromës së mirë:

Vaji e lemongrass-it  është një balancues natyral i aromave të këqija.

Vajërat  pemës së çajit dhe qitros ndihmojnë për të luftuar bakteret.

Vajërat e mentes ndihmojnë për larguar gjallesat që mblidhen te papastërtitë.

Vaji i zambakut indian, Neem oil, mund të ndihmojë për të mbajtur larg buburrecat.

Ju mund të hidhni një top pambuku brenda qeses së re ose dhe mbi mbeturina që aromat mos të shpërthejnë gjatë natës, por mund të përfitoni nga cilësitë e vajërave aromatikë më gjatë, duke e vendosur topin e pambukut poshtë qeses dhe ta ndërroni një herë në javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco