3 ushqimet që ju bëjnë të ndiheni gjithmonë të uritur

3 ushqimet që ju bëjnë të ndiheni gjithmonë të uritur

15:23, 21/11/2017
A+ Aa A-

Nuk kanë kaluar as 10 minuta që jeni ngritur nga tryeza dhe sërish e gjeni veten duke pickuar ndonjë gjë të vogël në frigorifer, ndonëse porcionet që konsumuat ishin të mjaftueshme? Nëse ju nddh gjithmonë kjo gjë, nuk duhet të ndryshoni madhësinë e pjatës apo gotës, por të bëni disa ndryshime në regjimin ushqimor të përditshëm pasi jo çdo ushqim siguron ngopje për organizmin edhe pse mund të jenë të shëndetshme. 

 

1.Buka e grurit: Buka e grurit ka një indeks të lartë të glicemisë që shkakton çrregullim të sheqerit në gjak duke ju bërë të ndiheni më të uritur. Prandaj zëvendësoni bukën e grurit me bukë elbi, misri dhe thekre.
2.E bardha e vezës: Shpeshherë e shmangni të verdhën e vezës duke menduar se është armiku numër një i kolesterolit, dhe ndoshta bëni mirë, por ndryshe nga e bardha ajo arrin t’ju ngopë pasi është e mbushur me proteina dhe minerale të nevojshme.
3.Sushi:Ushqimi tradicional japonez sushi është i pwrbwrw nga orizi i bardhw që do të thotë se karbohidratet e thjeshta kthehen shpejt në sheqer duke iu bërë të uritur përsëri. Prandaj në vend të orizit të bardhë përdorni atë kafe ose të zi/living/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco