Rrëfehet lezhjani/ E doja gruan me gjithë zemër, por ajo ma punoi pas krahëve me ...

Rrëfehet lezhjani/ E doja gruan me gjithë zemër, por ajo ma punoi pas krahëve me ...

18:27, 20/11/2017
A+ Aa A-

Një burrë ka dyshime të forta se gruaja e tij e tradhton. Historinë ai e ka rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Përshëndetje! Jam 38 vjeç dhe me gruan time 30 vjeçe dhe djalin 2 vjeç jetojmë prej vitesh në Itali.

Vërtet kam lindur dhe rritur në Lezhë, por kurrë nuk e kam penguar gruan të punojë dhe të jetë disi e pavarur.

Gruaja prej pak vitesh punon si sekretare në një firmë.

Drejtori i asaj kompanie është një kushëriri im i largët, miqësi më saktë, por prapë pjesë në fisin tim.

Gjatë gjithë viteve të martesës, sinqerisht kurrë nuk kam dyshuar tek gruaja ime.

Kur e mora, ajo ishte tipike vajza klasike për shtëpi.

Madje ishte edhe shumë besimtare dhe familjare.

Një ditë zbulova se kam jetuar gjithë këto vite në një gënjeshtër të madhe.

Një pasdite më zuri viroza në punë dhe u ktheva më herët në shtëpi.

Djali ishte në kursin e pikturës. Gjeta gruan me shefin e saj që unë e kam në fis, i gjeta në një pozicion shumë të sikletshëm.

Kur hyra në shtëpi, ata ishin në kuzhinë, gruaja u skuq e po dridhej, atij po i merrej goja nuk po dinte të thoshte se përse kishte ardhur, kur unë nuk isha në shtëpi.

Nuk di të them sa situatë e rëndë u bë, ndaj edhe pse nuk i zura në shtrat unë jam i bindur se ata të dy shkojnë bashkë.

Ndoshta po i bie gruas në qafë, por nuk gjej shpjegim tjetër.

E kam dashur me gjithë shpirt, por mendoj se duhet të ndahem. Nuk di nëse duhet ta kthej në Shqipëri, sepse nuk dua as ta shoh këtu afër. Por kam hallin e djalit. Do të lëndohet djali shumë, por më besoni as unë nuk mund ta kaloj këtë gjë.

Asaj nuk i ka munguar asgjë prej meje. E shihja që nuk ishte shumë e apasionuar me mua, por këtë e justifikoja me ‘vajzën e familjes’ që mendoja se ishte…

Kurse shefin e saj kam në mend ta takoj dhe ta pyes në sy. Apo mendoni se do ul veten?

Më jepni një ide ju lutem sepse ndihem me krahë të prera…”, shkruan ai. /ShkodraNews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco