‘Qau në krahët e burrit tim dhe bën seks’/ Shkodranja rrëfen momentet tronditëse

‘Qau në krahët e burrit tim dhe bën seks’/ Shkodranja rrëfen momentet tronditëse

23:05, 18/11/2017
A+ Aa A-

Një grua e re po përballet me të dashurën e parë të bashkëshortit dhe është e frikësuar se do të humbasë familjen e saj. Historia është rrëfyer për “Shkodra.News”.“Mirëmëngjes!Ju shkruaj sepse kam nevojë për një inkurajim dhe mendime nga ana e ndjekësve të faqes tuaj!Jam një 33-vjeçare nga Shkodra. Kam 13 vite me burrin. Ai është 38 vjeç.

Në pjesën më të madhe të martesës tonë kemi shkuar shumë mirë, aq sa në lagje dhe ata që na njohin na kanë patur gjithmonë zili.E kam dashur burrin me shikim të parë. Jemi njohur me prezantim, ama kemi thënë gjithmonë që jemi me fat që kemi njeri-tjetrin.Por para meje burri ka patur një histori me një vajzë tjetër, e mesa burri me ka treguar e ka dashur shumë atë. Unë e vlerësova për sinqeritetin në atë kohë.

Ata janë ndarë sepse ajo e tradhëtoi.Por tani po më ndodh shkatërrimi i familjes time.Pas kaq e kaq vitesh, ajo nuk ka krijuar akoma familje, kam zbuluar se burri dhe ajo janë takuar.Ishte ajo që më mori një ditë të bukur në telefon dhe më tha se duhej ta takoja, sepse historia e tyre nuk ishte mbyllur përfundimisht.Nuk di sa keq jam ndjerë në ato momente.

E takova pa leje të burrit dhe ajo më tha se pas shumë mesazheve të saj dhe lotëve në telefon, burri im kishte pranuar ta takojë dhe kishin përfunduar në shtrat të dy.Shkova në shtëpi duke qarë.Akoma nuk i kam thënë burrit, por ai po sillet krejt normalisht me mua.Unë e di që e ka dashur shumë atë femër dhe kam frikë t’i them sepse s’dua të më braktisë.Ne po tentojmë prapë për një fëmijë dhe kam frikë se ajo femër do më shkatërrojë familjen dhe marrë gjënë më të shtrenjtë që kam në jetë.Jam në hall të madh!Si të veproj?Fakti që ajo nuk është martuar akoma dhe që më fliste me aq siguri për rikthim me burrin tim nuk po më lë të fle as natën…”, shkruan ajo. /Shkodra.News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bora19/11/2017 23:16

Jo ka me te shkatrruar po te paska shkatrruar mos bej gabim per fmi tjeter

Shto koment

Denonco