Parashikimi i tmerrshëm: Të dielën vjen fundi i botës!

Parashikimi i tmerrshëm: Të dielën vjen fundi i botës!

22:38, 17/11/2017
A+ Aa A-

Toka supozohej të kishte marrë fund më 23 shtator kur sipas konspiracionistëve, planeti Nibiru do të përplasej me planetin tonë.

Një parashikim i cili dështoi, por kjo nuk i ka penguar konspiracionistët që të rikthehen me një tjetër teori.

Sipas tyre, Nibiru nuk do të përplaset me Tokën, por do të shkaktojë tërmete të fuqishme që do ta shkatërrojnë Tokën.

Dhe këto tërmete janë parashikuar të fillojnë më 19 nëntor, pra këtë të diel.

Zhurma e krijuar ka sjellë reagimin e NASA-s, që ka përgënjeshtruar se Nibiru eksiton.

“Nëse Nibiru do të ekzistonte dhe do të ishin të vërteta të gjitha ato që po thuhen, atëherë Toka dhe Hëna do të kishin dalë që tani nga orbita e saj, e tërhequr nga fusha gravitacionale e Nibirut”, deklaroi David Morrison, astronom në Agjencinë Hapësinore Amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco