Përse e premtja e datës 17-të konsiderohet si ditë tersi ?

Përse e premtja e datës 17-të konsiderohet si ditë tersi ?

15:20, 17/11/2017
A+ Aa A-

Gjërat po shkojnë si mos më keq sot? Nuk keni bërë asgjë në provim, nuk përqendroheni dot në punë, keni një takim të rëndësishëm dhe keni ngecur në një trafik të tmerrshëm që nuk ka ndërmend të përfundojë kurrë? Ndoshta duhej të kishit pritur paksa dhe të mos kalonit fill pas maces së zëzë që ju ndërpreu rrugën sot në mëngjes, ose duhej të tregoheshit më të kujdesshëm dhe të shkelnit kripën që gjetët rastësisht sot në pragun e shtëpisë. Por, jo vetëm. Sot është e premtja e zezë që askush nuk do ta donte.

Supersticionet janë besime dhe zakone irracionale të cilat gjenden në të gjitha kulturat dhe mendësitë. Ato kanë lindur bashkë me njerëzimin dhe shpeshherë janë ngërthyer keq në besimet e gjithësecilit, siç është psh thyerja e pasqyrë, kryqëzimi i gishtave apo dhe e premtja e datës 17-të. Ky supersticion i ka rrënjë thellë në histori, që prej kryqëzimit të Jezu Krishtit të premten e zezë të 17-ës. Gjithashtu edhe në Testamentin e Vjetër e premtja 17-të është data kur ndodhi përmbytja e botës që më pas ndryshoi rrjedhën e historisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco