Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Ja kush është lulja që ju përfaqëson, sipas shenjës së Horoskopit

Ja kush është lulja që ju përfaqëson, sipas shenjës së Horoskopit

18:59, 16/11/2017
A+ Aa A-

Sikur të ishit një lule, çfarë mendoni se do të ishit? Një trëndafil, perfekt në formë dhe aromë? Një orkide, e thjeshtë dhe e veçantë njëherazi? Apo një luledielli, që e kaplon menjëherë syrin në një buqetë?

Mund të mos e keni menduar ndonjëherë këtë pyetje, ndaj këtu hyn në lojë astrologjia, mikja jonë besnike. Me tiparet e çdo shenje përshkruar pa lënë asgjë mangut, kërkimi ynë për lulen perfekte bëhet mjaft i thjeshtë.

Dashi- Lulemustak

Lulemustaku është magnet për bletët, ashtu si ju për njerëzit, me personalitetin tuaj unik. Jeni të fortë dhe të vendosur, por edhe sharmantë njëkohësisht.

Demi- Lulëkuqe

Të thjeshtë dhe mjaft elastikë, si lulekuqja, edhe ju e merrni veten goxha shpejt nga goditjet e fatit. Mund të përballoni çdo lloj moti, sepse keni forcën dhe fuqinë e duhur.

Binjakët- Livando

Vështirë t’ju harrosh juve! Aroma e livandos përhapet kudo, ashtu si personaliteti juaj, dhe qëndron gjatë rrotull. Natyra juaj ekspresive prek shumë njerëz dhe ju bën të dashur për ta.

Gaforrja- Dashtër

Gaforre, ju jeni mjaft të ndjeshëm ndaj mjedisit tuaj, ashtu si lulja e dashtrit. Po ashtu, jeni perceptues mjaft të mirë, sepse jeni në sinkron me emocionet e njerëzve.

Luani- Luledielli

Të mëdhenj, guximtarë, të bukur. Ashtu si kjo lule që bie menjëherë në sy, edhe ju e doni dritën e skenës mbi vete. Duhet ta dini gjithashtu që planeti juaj astrologjik është Dielli! Jeni e vetmja shenjë që ka një yll për planet!

Virgjëresha- Lulja “Morning glory”

Virgjëresha, ju dini si ta ktheni kaosin në një simfoni. Megjithëse lulet janë të mbledhura me një hardhi, kanë një balancë të bukur me to, ashtu siç ju keni balancë brenda vetes.

Peshorja- Trëndafili

Trëndafili është simbol i dashurisë dhe bukurisë, prandaj është lule perfekte për shenjën tuaj, me planet sundues Venusin! Dashuria dhe koha e shpenzuar me personat e zemrës është shumë e rëndësishme për ju.

Akrep- Krizantemë

Siç petalet e lules duken se janë pa fund, ashtu është edhe personaliteti juaj. Keni shumë shtresa magjepsesh për të shpalosur, shkruan Bordo.al. Për më tepër, krizantema ka një zymtësi të bukur të lidhur me të, pasi shpeshherë e lidhin me vdekjen.

Shigjetari- Narcisti

Pastërtia juaj bie menjëherë në sy, dhe njerëzit ju duan për sinqeritetin dhe çiltërsinë. Jeni mjaft optimistë si natyrë.

Bricjapi- Karafil

Karafili është më klasiku ndër lule! Gjendet në çdo buqetë, ashtu si njerëzit e dinë që ju jeni aty për ta, për t’u dhënë mbështetjen dhe forcën e nevojitur.

Ujori- Orkide

Orkideja është e pazakontë dhe unike, ashtu si natyra juaj eksentrike dhe kurioze. Keni një veti për t’i parë gjërat ndryshe, dhe të dalloni midis të tjerëve.

Peshqit- Zambak uji

Kjo lule ujore e mrekullueshme dhe delikate është perfekte për ju! Jeni mjaft krijues, të paqtë dhe adhuroni të ëndërroni. Kujt mund t’i bëni dëm, aq të pastër sa jeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco