Dy ushtrimet të cilat ju mbajnë në formë

Dy ushtrimet të cilat ju mbajnë në formë

14:56, 16/11/2017
A+ Aa A-

Nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë e të shëndetshme, normalisht se duhet të siguroheni që bëni rregullisht ushtrime fizike.

Ushtrimet fizike e mbajnë trurin dhe trupin të shëndetshëm, ndërsa njëkohësisht jua zgjasin jetëgjatësinë, transmeton Telegrafi.

Çdo lloj i ushtrimeve fizike është i mirë për ju, qoftë nëse vraponi, notoni, apo ecni në vend se të udhëtoni me veturë.

Por përderisa edhe sasia minimale e ushtrimeve fizike sjell përfitime të mëdha, normalisht se rritja e kësaj sasie sjell edhe më shumë përfitime.

Nëse vërtet dëshironi të qëndroni të fortë dhe ‘fit’, atëherë dy ushtrime janë thelbësore për këtë.

Por, këto ushtrime nuk janë të lehta: fjala është për ushtrimet ‘burpee’ dhe për kërcimin me litar.

Burpees janë ushtrim i thjesht i cili e angazhon tërë trupin, ndërsa kërcimi me litar njihet si aktivitet që djegë për 10 minuta më shumë kalori sesa 40 minuta vrapim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco