Lajmi i fundit

Votimi në Strasburg, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

VIDEO/ Mozilla sjell “vrasësin” e Chrome

VIDEO/ Mozilla sjell “vrasësin” e Chrome

08:03, 15/11/2017
A+ Aa A-

Shfletuesi i internetit të Mozillas, Firefox, në vjetët e fundit ka pasur rënie të madhe në shpërndarje, ndërsa tani ka vendosur të vijë me një version krejt të ri për t’u kthyer në treg.

Pas dy muajsh testimesh, versioni i 57-të “Quantum” është lansuar sot për përdoruesit.

Versioni më i ri shpenzon 30 për qind më pak në memorien e kompjuterit, në krahasim me rivalët tjerë.

Po ashtu ky shfletues është dyfish më i shpejtë se “Firefox 52”. Ai është edhe më i lehtë për t’u përdorur.

Shfletuesi i parë “Firefox” ishte lansuar në vitin 2004, por e humbi vendin e parë nga Chrome dhe Safari.

Zëvendës presidenti i Firefox, Nick Nguyen ka thënë se frika e tyre më e madhe është nëse “entuziastët e shumtë të Google Chrome do t’i japin atij një shans për ta provuar.

Frika ime më e madhe është se njerëzit nuk do ta provojnë” ka thënë ai. “Është njëjtë sikurse çdo lansim tjetër, ti e bën atë për ta bërë jetën e njerëzve më të lehtë. Nëse njerëzit nuk e përdorin produktin tënd, ti nuk e ke atë mundësi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco