FOTO/ Shtëpia e xhamit në Zelandën e Re me yjet si çati

FOTO/ Shtëpia e xhamit në Zelandën e Re me yjet si çati

14:51, 07/10/2016
A+ Aa A-

Çdo ditë në Zelandën e Re natyra ofron një shfaqje spektakolare në të cilën mund të marrësh pjesë edhe kur dyert janë të mbyllura.

Ajo që të jep këtë mundësi është PurePod, një shtëpi e gjitha prej xhami nga çatia deri në dysheme e deri tek muret e banjos.

Pamja është e mrekullueshme në çdo kohë, pa patur probleme me privatësinë pasi shtëpia e pazakontë e pushimit ndodhet në mes të kodrave dhe shkretëtirës së Litte River, në rajonin e Canterbury.

Nga kjo shtëpi mund të shikosh çdo gjë: krahinat malore, detin, kafshët e egra, bimët që rriten nën këmbët tuaja si dhe qiellin blu që çdo natë kthehet në një tendë spektakolare të yjeve. Çmimi? 300 euro nata për dy persona.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco