Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Ndryshimet rrënjësore që do t'u ndodhin shenjave të horoskopit për 15-ditëshin e fundit të tetorit

Ndryshimet rrënjësore që do t'u ndodhin shenjave të horoskopit për 15-ditëshin e fundit të tetorit

13:04, 18/10/2017
A+ Aa A-

Dita e sotme ka nisur me një ndryshim të madh për Akrepin pasi Mërkuri ka hyrë zyrtarisht në këtë shenjë (deri më datë 5 nëntor) duke ndryshuar katërcipërisht emocionet, përjetimet dhe planet për çdo shenjë të horoskopit.  Ja ç'pritet të ndodhë për secilën shenjë:

1.Dashi: Dashi duhet të gjejë brenda vetes guximin për të provuar përvoja të reja, të cilat mund t’i ndyshojnë rrjedhën e të ardhmes.
2.Demi: Përpiquni të mbani nën kontroll shpenzimet gjatë këtyre ditëve pasi rrezikoni të mbeteni pa asnjë dyshkë në xhep. Kufizoni blerjet dhe daljet e shpeshta me miqtë, si dhe përpiquni të jeni sa më diskretë lidhur me planet që keni në mendje.
3.Binjakët: Ka ardhur koha të mësoni të tregoheni të përgjegjshëm në marrëdhëniet që krijoni me famijarët, miqtë, por edhe kolegët. Shfrytëzojeni energjinë momenta;e për t’iu treguar të tjerëve që mund të ndryshoni për mirë.
4.Gaforrja: Gaforrja është në atë fazë të jetës së saj që nuk dëshiron të qëndrojë asnjë minutë i,e mbyllur në shtëpi, por vetëm të argëtohet. Për ta bërë këtë ju duhet të mësoni të përmirësoni performancën tuaj në publik dhe komunikimin.
5.Luani: Ashtu sikundër demi, edhe luani duhet të tregohet më dorështrënguar kur bëhet fjalë për shpenzimet. Mundohuni të kufizoni blerjet e panevojshme dhe të zgjidhni gjërat sa më praktike. Familja do të ketë nevojë për ju këto kohë, kështu që mos nguroni t’i mbështesni e ndihmoni.
6.Virgjëresha: Për virgjëreshën, periudha e fund tetorit deri në fillimin e nëntorit paraqitet e artë sidomos përsa i përket jetës sentimentale. Do të keni njohje shumë interesante gjatë kësaj kohe që duhet t'ju mësojnë si të silleni në çift.
7.Peshorja: Për peshoren kjo është një periudhë relativisht e komplikuar pasi do t’i duhet t’u japë zgjidhje shumë problemeve. Merrni kohën dhe qetësinë që ju duhet. Keni në mendje të bëni disa blerje, jeni në momentin e volitshëm kështu që bëjini ato.
8.Akrepi: Kjo është periudha e duhur për të lindurit e shenjës së akrepit ku do të mund të finalizoni të gjitha projektet e rëndësishme që keni në mend. Kapni momentin dhe tregojini vetes e të tjerëve sa vleni.
9.Shigjetari: Për shigjetarin, kjo është një periudhë e ngarkuar, si në jetën personale dhe atë profesionale. Do të keni disa ndryshime të humorit që mund të krijojnë pakënaqësi në ambientin e punës, por në javën e fundit të tetorit gjërat paraqiten më mirë.
10.Bricjapi: Bricjapët shquhen për artin e komunikimit, një karakteristikë e vyer që nuk i lë kurrë në baltë. Jeni duke punuar për një prezantim ose projekt të ri, i cili do të finalizohet me sukses. Mos u tërhiqni pas pengesës së parë.
11.Ujori: Çlirohuni nga frika e përballjes me të kaluarën. Ka ardhur moment ta bëni nëse doni një të tashme dhe të ardhme të qetë e të frytshme.
12.Peshqit: Peshqit do ta lënë veten të lirë të përfshihen nga emocionet dhe ndjenjat. Ju pret një periudhë e qetë dhe e shpenguar përsa i përket çështjeve të zemrës.

living

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco